Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 12:12

'Mu mbushën sytë me lot', Armina Mevlani bën ëndrrën realitet

Blogerja e njohur Armina Mevlani ndodhet prej disa ditësh në Kanë, ku po shikon nga afër çdo aktivitet nga Festivali i Filmit dhe ka shkëlqyer me pamjen e saj në tapetin e kuq.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, blogerja ka treguar se është gëzuar pa masë pasi ka bërë realitet një ëndërr që e kishte që në vogëli.

"Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Westwood, aq shume e adhuroja. Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Westwood me dhuroi kete fustan te mrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet."- ka rrëfyer Armina krahas fotos me fustanin e kuq.