Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 11:11

'2 gisht mjaltë': Ermali dhe Elvana shkëlqejnë në Austri

"2 gisht mjaltë" është filmi më i suksesshëm i momentit, i cili pasi theu rekorde në shitjen e biletave në Shqipëri, po bën namin edhe në kinematë e huaja.

Pas suksesit të madh në Gjermani, "2 gisht mjaltë" tani shihet edhe në kinematë e Austrisë.

Ermali dhe Elvana ishin së fundmi në premierën e filmit në Vjenë, ku kanë mbushur plot e përplot sallën me fansa të "2 gisht mjaltë" dhe shkëlqyen me paraqitjen e tyre. Ermali u shfaq i veshur me një kostum të zi, ndërsa Elvana kishte veshur një kostum blu pastel.

"Faleminderit Vjena. Nga dje, "2 gisht mjaltë" në Kinematë e Vjenë, Graz, Linz."- shkruan Mamaqi krahas fotove të publikuara.