Nga Shqipëria / E Premte 24 Maj 2019, 10:10

Albana Osmani takon në Kanë yllin e familjes Kardashian

Moderatorja Albana Osmani ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimet e fundit në profilin e saj në Instagram, pasi ka takuar personazhe të njohur në Kanë, në eventin që po mbahet për Festivalin e Filmit.

Ditën e djeshme, ajo pozoi krah modeles së njohur Adriana Lima, të cilën e quajti mikeshën e saj, ndërsa së fundmi ka publikuar një foto krahas yllit të familjes Kardashian.

Albana ka pozuar krah Kriss Jenner, mamasë së vajzave më të famshme në botë dhe me siguri të gjithë kanë dashur të ishin në vendin e moderatores.