Reperja shqiptare me famë edhe në Zvicër e Gjermani, Loredana ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pas lajmit të bujshëm se një çift zviceran e akuzon për vje.dhje. Në konferencën e mbajtur pak ditë më parë reperja u shpreh se paratë janë marrë me dëshirën dhe vullnetin e gruas zvicerane dhe ajo nuk dinte gjë për këtë histori deri në vitin 2018.

Ditën e sotme Loredana mori edhe vendimin e papritur duke anuluar koncertet. Me anë të një videoje në Instagram, reperja sqaroi se tani nuk është momenti i duhur për të festuar.

Fifi e ka postuar në Instastory videon e Loredanës dhe i ka dhënë asaj mbështetje publikisht.

"Edhe pse nuk njihemi personalisht, si nga Ferizaj që jemi të dyja, ti ke mbështetjen time. Unë jam me ty", shkruan Fifi.

Kujtojmë që edhe VIP-a të tjerë i dolën në mbështetje Loredanës, si Oriola Marashi apo deputeti Labinot Tahiri.







