Nga Shqipëria / E Enjte 23 Maj 2019, 22:10

'Ua sa në siklet më fute', pyetja e fansit vë në vështirësi Greta Koçin

Greta Koçi mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe ndër më të suksesshmet me këngët e saj që kthehen gjithnjë në hite. Greta është shumë aktive edhe në rrjete sociale ku shpeshherë komunikon me fansat nëpërmjet pyetjeve që ata i bëjnë.

Ditën e sotme një prej fansave e ka vendosur në siklet Gretën duke e pyetur se nëse do ishte e detyruar cilin pjesëtar të familjes do zgjidhte.

"Uaaa sa në siklet më fute. Po pse kush është ai që mund të zgjedhë 1 edhe t'i ndajë? Prindërit, motra ose vëllai janë gjëja më e shtrenjtë. Nuk ndahen", u përgjigj Greta.

Kujtojmë që Greta do të publikojë së shpejti këngën e saj të re që do të jetë ritmike dhe pritet të kthehet në hit.