Nga Shqipëria / E Enjte 23 Maj 2019, 18:06

Afërdita Dreshaj risjell trendin e vjetër, bën ndryshimin e madh në pamje

Modelja e njohur Afërdita Dreshaj, e cila në qershor të vitit të kaluar kurorëzoi me martesë dashurinë me sportistin çek, Jakub Kindl, tërheq shpesh vëmendjen me postimet e saj në rrjete sociale.

Pozat e saj nuk kalojnë asnjëherë pa marrë vëmendjen e fansave, mirëpo së fundmi të gjithë janë surprizuar nga pamja e re e Afërditës.

Megjithëse të gjithë po ndjekin trendin e fundit duke i shkurtuar flokët e tyre, Afërdita ka risjellë trendin e vjetër, duke vënë extensions në flokë dhe duket një yll me pamjen e re.