Nga Shqipëria / E Enjte 23 Maj 2019, 17:05

Gjesti madhështor: Gresa Behluli dhuron miliona lekë për bamirësi

Këngëtarja nga Kosova, Gresa Behluli ka vendosur të shesë të gjitha fustanet e saj dhe paratë do të shkojnë për bamirësi. Fustanet që Gresa ka veshur në evente kushtojnë shumë kështu që pritet të mblidhen miliona lekë për t'u dhuruar për bamirësi.

Gjestin humanitar e ka bërë të ditur vetë Gresa me një postim në Instagram.

"Përshëndetje shokë e shoqe, sidomos për ju zonja dhe zonjusha , dua të iu tregoj që kam vendos me i shitë të gjitha fustanet e mija, dhe paratë që mbledhen nga shitja do ti dhuroj të gjitha për bamirësi.

Të gjitha janë fustane që kanë kushtu sepse jane punu me shumë kujdes bashkë me to ndaj edhe kujtimet ma të bukura, prandaj vendosa me kontribu përmes tyre. Shumë shpejtë dalin fotot që i kam realizu me këto fustane do t’i shihni nga sot e tutje, pastaj ato që ju pëlqejnë keni mundësi me i porosit online", shkruan Gresa.

Gresa ka marrë edhe mbështetjen e nënës së saj, këngëtares Shkurte Fejza e cila i ka shkruar: "Zemra e mamit, Zoti të bekoftë"

Kujtojmë që Gresa ishte në vëmendjen e mediave së fundmi me dasmën përrallore për të cilën folën të gjithë.