Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita do bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë futbollisti pak ditë më parë me një foto me përshkrimin: "Mami dhe babi po të presin".

Ditën e sotme bashkëshortja e Granitit, Leonita ka postuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe shkruan: "Unë dhe ëngjëlli im".

Graniti dhe Leonita u martuan në vitin 2017 pas disa viteve të lidhur, lidhje të cilën në fillim e mbajtën të fshehtë.

Çifti nuk e ka bërë ende të ditur nëse janë në pritje të një vajze apo djali.









