Prej vitesh trekëndëshi, Jennifer Aniston, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë një ndër më të komentuarit. Siç dihet, dikur aktori ka qenë i martuar me Aniston, mirëpo pas filmit “Ms & Mrs Smith” e tradhëtoi atë me Angelinën me të cilën dhe më vonë u martuan dhe krijuan familje.

Por prej dy vitesh edhe martesa me Jolie mori fund dhe prej muajsh tashmë po përflitet se Pitt është rikthyer në krahët e ish-bashkëshortes. Megjithatë, së fundmi Jennifer në një intervistë për ‘Vanity Fair’ ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetë së saj.

Aktorja ka zbuluar për herë të parë bisedën e parë dhe të fundit që ka pasur me Jolie pak para se ajo t'i merrte burrin. Jennifer ka rrëfyer se është takuar me Jolie në parkingun e makinave ku po xhironte seritë e fundit të serialit ‘Friends’ dhe midis tyre ka pasur një bisedë.

“U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i lumtur që do punonte me të. Shpresoj të kaloni një kohë të mirë së bashku”., ka treguar aktorja teksa më pas rrëfeu se në atë kohë marrëdhënia e saj me Pitt filloi të ishte në krizë.

Siç tregoi Jennifer, Pitt pas xhirimeve të filmit me Jolie filloi të ndryshonte sjellje dhe të ishte ndryshe në martesën e tyre, sipas saj Pitt u zhduk komplet pasi u takua me Angelinën.






