Nga Shqipëria / E Enjte 23 Maj 2019, 12:12

Pak para se t'i merrte burrin, zbulohet biseda mes Jennifer dhe Angelina Jolie

Prej vitesh trekëndëshi, Jennifer Aniston, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë qenë një ndër më të komentuarit. Siç dihet, dikur aktori ka qenë i martuar me Aniston, mirëpo pas filmit “Ms & Mrs Smith” e tradhëtoi atë me Angelinën me të cilën dhe më vonë u martuan dhe krijuan familje.

Por prej dy vitesh edhe martesa me Jolie mori fund dhe prej muajsh tashmë po përflitet se Pitt është rikthyer në krahët e ish-bashkëshortes. Megjithatë, së fundmi Jennifer në një intervistë për ‘Vanity Fair’ ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetë së saj.

Aktorja ka zbuluar për herë të parë bisedën e parë dhe të fundit që ka pasur me Jolie pak para se ajo t'i merrte burrin. Jennifer ka rrëfyer se është takuar me Jolie në parkingun e makinave ku po xhironte seritë e fundit të serialit ‘Friends’ dhe midis tyre ka pasur një bisedë.

“U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i lumtur që do punonte me të. Shpresoj të kaloni një kohë të mirë së bashku”., ka treguar aktorja teksa më pas rrëfeu se në atë kohë marrëdhënia e saj me Pitt filloi të ishte në krizë.

Siç tregoi Jennifer, Pitt pas xhirimeve të filmit me Jolie filloi të ndryshonte sjellje dhe të ishte ndryshe në martesën e tyre, sipas saj Pitt  u zhduk komplet pasi u takua me Angelinën.