Ardit Gjebrea është një ndër figurat më të njohura të televizionit dhe ndër më të dashurat për publikun shqiptar, i cili na shoqëron çdo të dielë në ekran me "E diela shqiptare".

Tepër aktiv në rrjetin social Instagram, Arditi ndan herë pas here me ndjekësit momente të veçanta me familjarët e tij, ndërsa së fundmi ka publikuar një video të ëmbël të vogëlushes Anna.

Ajo shfaqet duke performuar në festën e shkollës, ku kërcen e veshur si një indiane, duke e bërë krenar babi Arditin.
"Jeta. Festa e klasës"- shkruan moderatori krahas videos së të bijës e cila ka shkëlqyer në skenë me performancën e saj.
Anna Gjebrea from X on Vimeo.







