U mbajt pak ditë më parë në Tel Aviv finalja e madhe e Eurovision 2019 dhe fitues u shpall Hollanda e përfaqësuar nga Duncan Laurence me këngën "Arcade". Shqipëria u rendit në vendin e 18 me 90 pikë.

Eurovision ka njoftuar se një gabim në numërimin e votave ka bërë që të rillogariten pikët.

Katër vendet e para nuk janë ndryshuar, por Shqipëria është ngritur në renditje duke arritur vendin e 17 dhe e ka kaluar Serbinë.

Pavarësisht se nuk arriti të merrte vendin e parë, Jonida u vlerësua si Artistja me zërin më të mirë femëror dhe si Këngëtarja që ka kënduar live më mirë.










