Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Maj 2019, 17:05

Qenkan shoqe dhe s'e dinim: Chiara Ferragni drekon me blogeren e njohur shqiptare

Chiara Ferragni është një ndër blogeret italiane me famë botërore, e cila ditën e djeshme ishte e pranishme në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ka parakaluar në tapetin e kuq.

Në të njëjtin vend ndodhet prej disa ditësh edhe blogerja shqiptare, Armina Mevlani, e cila ditën e sotme ka surprizuar ndjekësit në Instagram me disa foto ku tregon se ka drekuar me Chiarën.

"Është diçka mes vajzash"- shkruan Armina në njërin prej postimeve ku shfaqet e ulur me Chiarën në tavolinë, duke lënë të kuptohet se vajzat kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën.