Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Maj 2019, 16:04

'Të lindur për njëri-tjetrin', Xhensila Myrtezaj sapo hapi sfidën e re në Instagram

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë padyshim një ndër çiftet më të njohur e të komentuar të showbizit shqiptar, të cilët prej korrikut të vitit të kaluar u bënë prindër të vogëlushes Ajka.

Pak më parë, Besi ka ndarë në profilin e tij në Instagram dy foto të vjetra të çiftit, të cilët shfaqen në moshë fare të vogël.

"Pak para se të njiheshim me njëri-tjetrin"- shkruan Besi me humor krahas postimit.

Të njëjtën foto e ka publikuar edhe Xhensila, duke hapur sfidën më të re në Instagram.

"Të lindur për njëri-tjetrin. Sfida e re", shkruan këngëtarja krahas postimit ku etiketon bashkëshortin.