Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Maj 2019, 16:04

I thanë 'je plakur', Anxhela Peristeri del me rrobabanjo dhe ia mbyll gojën të gjithëve

Anxhela Peristeri tërhoqi vëmendjen pak ditë më parë me një postim ku sqaronte ndjekësit që i shkruajnë për moshën duke zbuluar se është 33 vjeç dhe nuk është plakur. 

"Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë", shkruante Anxhela.

Mirëpo edhe pas këtij sqarimi disa prej ndjekësve nuk e besuan këngëtaren duke e akuzuar se po gënjen për moshën.

Pas mesazheve të shumta, Anxhela ka reaguar duke ja mbyllur gojën të gjithëve me një foto ku shfaqet me rrobabanjo e në super formë.