Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Maj 2019, 12:12

Rikthehet Arjola Shehu: Zbulohet projekti i ri

Pas largimit të papritur nga televizioni Klan, moderatorja Arjola Shehu nuk u shfaq në asnjë emision të ri këtë sezon, mirëpo prezantoi spektaklin ‘Netët e klipit shqiptar’ i cili përfundoi pak javë më parë.

Duket se pas përfundimit të spektaklit, Arjolën do ta rishohim në ekran në një tjetër projekt të rëndësishëm. Njëri nga ndjekësit e ka pyetur moderatoren se kur mendon të konkurrojë për Miss Shqipëria, mirëpo përgjigja e saj ka ngritur shumë aludime tek fansat.

“Kam një ide tjetër...”, u përgjigj Arjola duke etiketuar faqen e Miss Shqipërisë dhe duke lënë të kuptohet se mund të jetë prezantuesja e edicionit të sivjetshëm të eventit që organizohet nga Petri Bozo me të cilin Arjola bashkëpunoi dhe në ‘Netët e klipit shqiptar’.