Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Maj 2019, 11:11

4 javë pas lindjes, Gjira Kajtazi prek me fjalët që thotë për të birin

Katër javë më parë, këngëtarja Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë e një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Maël. Këngëtarja ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe vazhdimisht ka publikuar foto familjare dhe me vogëlushin duke treguar kështu se po e shijon shumë mëmësinë.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto në Instastory ku shihet duke përqafuar të birin dhe pranë saj ka shkruar fjalët më prekëse që një nënë mund të thotë.

“Unë i kërkova Zotit të më dërgonte një mashkull që të më dojë përgjithmonë, kështu që ai më fali një djalë”, ka shkruar Gjira. Kujtojmë se pak përpara se Gjira të tregonte për shtatzëninë u përfol se ajo dhe bashkëshorti ishin ndarë, mirëpo tashmë ata janë sërish bashkë.