Prej muajsh tashmë këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika kanë nisur përgatitjet e dasmës që do të mbahet në shtator të këtij viti. Ata po përgatisin një dasmë madhështore, pjesë e së cilës do të jenë edhe personazhe të njohur VIP.

Afrona nëpërmjet postimeve ka treguar pak nga fustani i saj por edhe detaje të ndryshme për arredimin e ambientit ku do të zhvillohet ceremonia. Mirëpo, së fundmi ka qenë Blero ai që ka zbuluar kostumin e dhëndrit.

Në një postmi në Instagram, Blero shihet i veshur me një kostum elegant të zi dhe vishnjë dhe pranë saj ka shkruar: “Po bëhem gati, e dashur Afrona Dika”, duke nënkuptuar se ky është kostumi i dasmës.






