Ditën e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara festoi ditëlindjen. Eli e priti 52 vjetorin në Frankfurt dhe nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale zbuloi se e festoi atje në një darkë private e miqtë dhe familjarët.

Në disa video të publikuara në 'Instastory' shihet se këngëtarja është surprizuar teksa një djalë i ka sjell tortën e ditëlindjes dhe të gjithë të pranishmit kanë kënduar këngën për të.

“Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen”, ka shkruar Eli pranë videos, ndërkohë që edhe e bija Marina nuk ka harruar ta urojë nëpërmjet një postimi.
View this post on Instagram






