Nga Shqipëria / E Martë 21 Maj 2019, 19:07

E mbani mend Omerin? Shihni sa shumë ka ndryshuar

Me siguri të gjithë e mbani mend Omerin nga seriali shumë i ndjekur "Dashuri me qira", i transmetuar në Vizion plus. Aktori Baris Arduç arriti të fitojë një famë shumë të madhe nga ky serial dhe u kthye në aktorin e preferuar të publikut.

Baris tani është rikthyer sërish aktrimit dhe luan në një tjetër serial shumë të ndjekur në Turqi "Kuzgun".

Për rolin në serialin "Kuzgun", aktori ka lënë mustaqe duke u shfaqur me një pamje të re dhe më burrërore.

Baris u rikthye me këtë serial dy vite pas mbarimit të "Dashuri me qira".

Më poshtë ju sjellim disa foto me pamjen e re të aktorit.