Nga Shqipëria / E Martë 21 Maj 2019, 17:05

Luksoze dhe moderne: Brenda shtëpisë së Afërdita Dreshajt dhe Jakub Kindl

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl prej kohësh tashmë po jetojnë në SHBA ku kanë ndërtuar jetën e tyre dhe jetojnë në një shtëpi luksoze në Miçigan të cilën e blenë në mars.

Gjatë kësaj kohe Afërdita ka publikuar shpesh foto nga shtëpia duke na zbuluar ambientet e arreduara me shumë shije.

Së fundmi modelja ka treguar dhomën e ndjenjes e cila duket shumë komode, minimaliste, me një ekran LCD dhe me ngjyra bardhë e zi.

Pak kohë më parë Afërdita tregoi edhe garderobën gjigante, ku edhe aty mbizotëronte e bardha. 

Disa ambiente të shtëpisë modelja i ka zbuluar edhe me fotot ku pozon herë tek shkallët e herë në dhomën e ndjenjes.