INSTAT ka publikuar një raport ku tregohet se ku jetojnë burrat dhe gratë me inaktivitetin më të lartë në Shqipëri. Sipas raportit, shkalla më e lartë e inaktivitetit të meshkujve në vend është në Dibër.

“Shkalla më e lartë e inaktivitetit të meshkujve në vend është në Dibër, me gati 42% të meshkujve janë në moshë pune (nga 15 deri në 65 vjeç)”, raporton INSTAT.

Në vend të dytë renditet Kukësi me shkallë inaktiviteti 36%.

Ndërsa gratë me inaktivitet më të lartë jetojnë në qytetin e Durrësit me shkallë inaktiviteti 56%.

Në vend të dytë renditen femrat që jetojnë në Tiranë.

Sipas raportit më punëtorët janë meshkujt që jetojnë në Fier. Ndërsa gratë më punëtore janë gratë e Elbasanit.



