Nga Shqipëria / E Martë 21 Maj 2019, 16:04

Pas Zërit, Elita dhe Gjiko prindër të një vajze: Ja foto që zbuloi gjithçka

Tre muaj më parë, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë një djalë që çifti e pagëzoi me emrin shumë të veçantë, Zëri.

Tashmë përveç prindërve, edhe Zëri është kthyer në kryefjalën e mediave, duke u bërë një ndër bebushët më të komentuar të showbizit shqiptar.

Pas djalit, duket se Elita ka dëshirë të sjellë në jetë një vajzë dhe pamjen e ardhshme të të voglës, ajo e ka zbuluar për ndjekësit në rrjete sociale.

Moderatorja ka publikuar në Instastory një pozë me filtrat e Snapchatit, të cilat e kanë kthyer në një fëmijë dhe krahas fotos, Elita shkruan:

"Vajza ime e ardhshme."