Nga Shqipëria / E Martë 21 Maj 2019, 15:03

S'ju shkon në mendje: Ja si e thërret Arbenita Feron me përkëdheli

Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë kthyer në kryefjalën e showbizit prej disa muajsh, ndërsa vetëm disa ditë më parë tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me lojën që bënë për fansat e tyre, duke njoftuar se ishin ndarë.

Në postimet e shumta në rrjete sociale ata shfaqen më të dashuruar se kurrë dhe nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë për njëri-tjetrin edhe në komente.

Pak më parë, Arbenita publikoi një foto e veshur me një fustan ngjyrë mjalti, ndërsa Fero ka zbuluar në komente sesi modelja e thërret me përkëdheli.

"Bubu jem", i shkruan reperi, ndërsa Arbenita ja ka kthyer duke qeshur:

"Hahaha kështu të thërras unë ty.", duke zbuluar detajin interesant nga lidhja e tyre.