Nga Shqipëria / E Martë 21 Maj 2019, 14:02

Një yll: Kejvina Kthella pozon për markën e famshme botërore

Kejvina Kthella është padyshim një ndër figurat më të njohura e të komentuara të ekranit shqiptar, e cila çmend rrjetin me pozat e saj tërheqëse në rrjete sociale.

Së fundmi, velina ka pozuar për markën me famë botërore "Guess" dhe disa nga fotot i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, duke marrë mijëra komente e pëlqime nga fansat.

Kujtojmë se gjithashtu modelja Oriola Marashi sfiloi për këtë markë, ndaj vlen të përmendet fakti se bukuroshet shqiptare tashmë po zënë vend në projektet e huaja, duke e bërë krenar vendin tonë.