Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila është shumë e njohur në Greqi ditën e shtunë mahniti me performancën e saj në finale e Eurovizion. Mirëpo, një gabim ndodhi në momentin që ajo u prezantua.

Përpara performancës në ekran u shfaq një informacion që tregonte se këngëtarja ishte 68,9% greke dhe italiane. Kjo përllogaritje u bë gjatë një testi AND je që Eleni bëri në Tel Aviv nga “My Heritage”.

Lidhur me këtë lajm këngëtarja ka folur në një intervistë duke u shprehur e habitur për rezultatin.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, u shpreh këngëtarja pasi mësoi rezultatet e testit të ‘My Heritage’.

Siç dihet Eleni ka emigruar në një moshë shumë të vogël në Greqi, por me origjinë është nga Fieri dhe vetëm vitet e fundit e ka pranuar origjinën e saj shqiptare.





