Nga Shqipëria / E Martë 21 Maj 2019, 14:02

‘Dua të krijoj familje’, flet Rita pasi u kap mat me këngëtarin 3 vite më të vogël

Jeta private e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka qenë muajt e fundit shumë e komentuar. Vetëm pak muaj më parë ajo i dha fund romancës me aktorin e njohur të ‘Spider Man’ Andrew Garfield, ndërkohë që pak javë më parë u kap mat me këngëtarin 3 vjet më të vogël Liam Payne.

Rita së bashku me këngëtarin u fotografuan në një restorant dhe u tha se bashkë kaluan një darkë romantike. Mjaftoi kjo dhe në media qarkulloi menjëherë lajmi se ata janë në një lidhje. Megjithatë në një intervistë për ‘The Sun’, Rita ka zbuluar të vërtetën e lidhjes me Liam dhe madje ka treguar se do të krijojë një familje.

“Më bën të lidhur me çdo njeri me të cilin jam takuar, por, për të qenë vërtet e sinqertë me ju, tani një marrëdhënie nuk është përparësia ime kryesore. Por nuk dua ta lë shumë pas dore, sepse dua të kem një familje të madhe në të ardhmen. Unë e di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Payne, ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar ndonjëherë, ne jemi bërë miq të ngushtë.”

“Është e pazakontë të shohësh një djalë dhe një vajzë si miq të ngushtë dhe është e pazakontë që dy njerëz të famshëm të kenë një lidhje të veçantë dhe jo të jenë të lidhur”, përfundoi këngëtarja.