Nga Shqipëria / E Martë 21 Maj 2019, 12:12

U fiksua keq: Kejvina flirton me këngëtarin tuaj të preferuar

Ish-velina e "Xing me Ermalin", Kejvina Kthella, është një ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar dhe ndër më të ndjekurat në rrjete sociale, ku tërheq shpesh vëmendjen me pozat e saj joshëse.

Jo rrallëherë, Kejvina lë komente pikante në postimet e personave që ajo ndjek në Instagram, siç ka bërë edhe së fundmi me këngëtarin e famshëm Maluma, i cili është një ndër të preferuarit e femrave.

Teksa Maluma shfaqej në një video duke larë dhëmbët në mëngjes nën ritmet e njërës prej këngëve të tij, Kejvina nuk është përmbajtur dhe i ka shkruar në koment këngëtarit:

"Edhe unë kshu i laj dhëmbët, kopjac", shoqëruar me një zemër të kuqe, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga "InTV".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MALUMA (@maluma) on