Nga Shqipëria / E Martë 21 Maj 2019, 09:09

Majkut i vjen në majë të hundës, shpërthen keq publikisht

Majk është një ndër reperët më të pëlqyer për publikun shqiptar, këngët e të cilit kanë arritur shumë klikime në Youtube dhe janë kthyer në hite që dëgjohen nga të gjithë. Mirëpo, siç duket së fundmi reperit i ka ardhur në majë të hundës që disa këngëtar të tjerë pretendojnë se kanë këngë më të mira.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ai ka ironizuar të gjithë kolegët e tij duke i thënë se kanë një vetëbesim prej budallai.

“Keni marrë një besim si të budallenjve, që i keni këngët më të mira dhe po vazhdoni me komente. Më çmendët, a jeni duke bërë lekë? Jo. Atëherë pse humbni kohë. A më shumë e pranojmë një rrenë të zbukuruar, apo një realitet të hidhur, ka shkruar Majk duke mos dashur të përmendi emra.