Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 21:09

Zbulohet kush është mashkulli me të cilin u fotografua Kejsi

Teksa Stresi ndodhet në qeli, Kejsi poston shpesh foto me të dhe tregon se i mungojnë shumë momentet e tyre së bashku. Mirëpo sot bashkëshortja e reperit u komentua shumë për shkak të një videoje ku shfaqej në avion.

U përfol se Kejsi ndodhej në shoqërinë e një mashkulli me të cilin po trokiste gotat.

Pak më vonë, ajo ka zbuluar se po udhëtonte për t'u rikthye në Shqipëri ku ka takuar babain e Stresit të cilin e ka filmuar teksa i jepte makinës.

Kejsi ka treguar gjithashtu se "mashkulli" me të cilin ishte në avion, në fakt ishte një femër dhe me shumë mundësi mikesha e saj e cila e ka shoqëruar në këtë udhëtim.