Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 17:05

Habit Elvana Gjata, shkon me taka në plazhin e Kanës

Elvana Gjata këto ditë ndodhet me Ermal Mamaqin në Francë ku parakaluan edhe në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Nga atje u mësua se "2 gisht mjaltë" së shpejti do të jepet në Angli, Itali, Greqi, Amerikë. 

Ditën e sotme Elvana ka shijuar edhe rivierën franceze nga ku ka postuar foto të reja që menjëherë tërhoqën vëmendjen, jo vetëm se këngëtarja shfaqet si gjithnjë në super formë, por edhe prej një detaji.

Fansat e kanë vënë re menjëherë se Elvana ka shkuar në plazh me taka dhe ia kanë përmendur në komente.

Në fotot e publikuara shihet se këngëtarja i ka hequr takat për të realizuar fotot në rërë pasi siç duket nuk ka qenë e përgatitur për një shëtitje buzë detit.