Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 16:04

Almeda dhe Tolga realizojnë setin e parë fotografik të djalit

Më datën 5 të këtij muaji, çifti i njohur i aktorëve, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë.

Almeda solli në jetë vogëlushin Efehan, portretin e të cilit ende nuk e ka bërë publik për fansat e çiftit. Megjithatë, aktorët kanë realizuar setin e parë fotografik të të voglit, detajet e të cilit Almeda i ka treguar në Instastory.

Ata e kanë vendosur djalin në një kolltuk të vogël, ndërsa pranë kolltukut qëndron një tavolinë dhe dy kuaj prej druri. Ndjekësit janë ende në pritje të një fotoje të të voglit dhe ende nuk dihet nëse seti i parë fotografik i Efehanit do të mbetet privat, apo shumë shpejt do të mund t'a shohim edhe ne.