Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 16:04

Vetëm 3 muajsh, Zëri i Elitës dhe Gjikos s'i ka lënë gjë të atit

Tre muaj më parë, moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë vogëlushin Zëri, që ka mbushur ditët e tyre dhe është bërë kryefjala e jetës së çiftit.

Herë pas here, Elita ka ndarë me fansat në Instagram foto e video të ndryshme të të voglit, duke treguar se sa shumë rritet dita-ditës. 

Sot Zëri mbush plot 3 muaj nga ardhja në jetë dhe moderatorja ka publikuar foton e ëmbël të të birit, për të cilin tregon se nuk i ka lënë gjë babait të tij, Gjikos.

"Zëri i urtë vetem kur fle, se është super energjik si energjiko."- shkruan Elita në postimin ku etiketon bashkëshortin.