Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 15:03

Shqiptari mahnit Francën: Ngre në këmbë jurinë dhe publikun në 'The Voice'

Ai është kthyer në një ndër emrat më të njohur, i cili me talentin e tij në muzikë po korr sukses të madh jashtë vendit.

20-vjeçari Gjon Muharremaj i ka kaluar fazat e para të përzgjedhjes dhe renditjes nëpër skuadra në "The Voice of France", ndërsa së fundmi ka lënë pa fjalë jurinë dhe publikun me performancën e tij.

Pas përfundimit të këngës, antarët e jurisë janë ngritur në këmbë duke e duartrokitur dhe vlerësuar shqiptarin për talentin e tij në këndim, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Kujtojmë se Gjoni është i njohur me emrin e artit 'Gjon's Tears' dhe në moshën 12-vjeçare ka konkurruar në "Albanians Got Talent". Gjoni ka lindur në Zvicër, ndërsa të atin e ka nga Kosova dhe mamanë nga Tirana.