Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 15:03

'Të dua marrëzisht', dedikimi i Granit Xhakës për të atin do t'ju shkrijë zemrat

Ditën e djeshme, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, mori vëmendjen e të gjitha mediave pasi ndau në Instagram lajmin e bukur se do të bëhet baba për herë të parë.

Ai publikoi një foto të barkut të rrumbullakosur të bashkëshortes dhe krahas fotos së ëmbël shkruante: "Mami dhe babi po të presin."

Një ditë pas lajmit të bukur, Graniti ka marrë sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram me urimin super special që ka bërë për ditëlindjen e të atit, të cilit i shpreh publikisht vlerësimin e madh dhe dashurinë e tij për të.

"I dashur bab nese ne jeten time ka nje mashkull per te cilen do jepja jeten time JE TI. Te dua aq shume, aq marrezisht saqe pa ty ne jeten time sdo dija cte beja, sdo dija te ecja, sdo dija te jetoja. Per mua je njeriu me perfekt qe ekziston, jo sepse je Babi im, por sepse je me te vertete nje njeri qe ne kete bote apo ne tjeter nuk ekziston nje kopje tjeter e jotja. Ndihem mire kur te shoh, ndihem mire kur me flet, ndihem mire kur me shikon, ndihme mire kur me perqafon, ndihem mire ne cdo hap qe bej. Te shoh dhe e kuptoj qe po plakesh, sja ke idene se sa e vu.aj kete gje, do beja gjithcka qe te te shikoja gjithmone njesoj, me ate buzeqeshjen tende qe o zot me ben njeriun me te lumtur ne bote, qe me jep kur ajo atehere kur mendoj se jam keq, qe me jep force te perballoj cdo gje ne kete jete qe vetem te perp.las. Te dua shume, ndonese ta them perdite nuk lodhem asnjehere te te them me te vertete se pa ty une do vd.es.. urime babi im. Gëzuar ditëlindjen."- shkruan futbollisti krahas pozave me të atin.