Majk është padyshim një ndër reperat më të njohur që dëgjohet dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar. Çdo këngë e tij kthehet menjëherë në hit dhe ka shumë klikime në Youtube.

Majk është cilësuar si një ndër meshkujt më me stil dhe shpesh herë tërheq vëmendjen me veshjet e tij luksoze. Mirëpo, përsa i përket pamjes ai rrallëherë ka bërë ndryshime.

Pak minuta më parë, reperi i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar disa foto ku shihet se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve. Majk ka zgjedhur t’i lyejë flokët bjond platin duke i çuditur të gjithë me pamjen e re me të cilën duket shumë më ndryshe se zakonisht.






