Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 13:01

Elvanës dhe Ermalit i bëhet pritja e madhështore në jahtin luksoz në Kanë (Pamjet)

Moderatori i njohur Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata kanë qenë pjesëmarrës në Festivalin e Kanës në Francë. Ata shkëlqyen me pamjen e tyre teksa parakaluan në tapetin e kuq në Kanë.

Pas festivalit duket se Ermali dhe Elvana kanë kaluar dhe disa momente të këndshme në një jaht luksoz që është në pronësi të modelit shqiptar, Ronald Lekaj. Ka qenë Ermali ai që ka publikuar një video ku shihen pamjet nga jahti luksoz, ndërkohë që në fund ka kapur edhe Ronaldin teksa po ndiqte filmin ‘2 gisht mjaltë’.

“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti sheh “Dy gisht mjaltë” në varkë”, ka shkruar me humor Ermali në videon duke etiketuar dhe modelin shqiptar Roland Lekaj.

Kujtojmë që pas shumë takimeve me shumë kompani distribucioni, "Dy gisht mjaltë" ka mbyllur marrëveshjet dhe shumë shpejt filmi do të jepet në Angli, Itali, Greqi, Amerikë dhe disa vende të tjera që pritet të konfirmohen.