Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 13:01

Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeo Veshajn

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, dy vite pas divorcit të saj, ka nisur një lidhje të re me aktorin e "Al Pazar", Romeo Veshajn.

Çifti janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjatë performancës së Jonidës në "Eurovision", Romeo e mbështeti fort këngëtaren, duke ftuar të gjithë ndjekësit e tij t'a votonin. Burime pranë çiftit rrëfyen se ata janë njohur në ambientet e përbashkëta që frekuentonin.

"Xing.al" pyeti ditën e sotme Romeon në lidhje me marrëdhënien e tij me Jonidën, mirëpo aktori nuk u përgjigj, duke i lejuar mediat të vazhdojnë të aluduojnë për lidhjen e tyre.

Për "Iconstyle", Jonida Maliqi reagoi për lajmin e lidhjes së tyre, duke kërkuar që jeta e saj të mbetet private, duke mos e mohuar apo konfirmuar marrëdhënien me Romeon.

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida, duke i lënë ende kuriozë fansat e tyre.