Nga Shqipëria / E Hënë 20 Maj 2019, 11:11

Si përrallë: Emina Çunmulaj bën festë gjigante në 1-vjetorin e vajzës

Ditën e sotme, vajza e dytë e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, feston 1-vjetorin e saj të lindjes.

Në postimet e shumta në Instastory, Emina ka treguar festën e madhe që ajo dhe bashkëshorti kanë organizuar për të bijën, e cila është veshur si një princeshë.

Mia Soraya shfaqet në shoqërinë e fëmijëve të tjerë, teksa argëtohen në ambientin plot lojra e ëmbëlsira shumëngjyrëshe, të përgatitura enkas për këtë ditë.