Prej disa muajsh reperi i njohur Stresi ndodhet në qeli. Bashkëshortja e tij Keisi ndonëse larg, e ka përkrahur reperin nëpërmjet postimeve të ndryshme ku vazhdimisht i ka shprehur hapur dashurinë.

Siç lajmëroi dhe kohë më aprë këtë fundjavë bukuroshja brune ishte në Shqipëri ku dhe siç tregoi do të vizitonte bashkëshortin e saj. Mirëpo, vizita mori fund dhe Keisi mëngjesin e sotme nëpërmjet disa postimeve në ‘Instastory’ zbuloi se u largua sërish për në Kanada, por jo vetëm.

Në fotot e publikuara shihet se Keisi është e shoqëruar nga një mashkull. Në një postim ku ka hedhur dy gota shihet dora e një mashkulli duke ngritur kështu dyshimet tek fansat se ndoshta Stresi është lënë i lirë dhe ka udhëtuar së bashku me të në Kanada. Mirëpo, nuk dihet se nëse në të vërtetë personi që po e shoqëron është mashkull dhe kryesisht Stresi pasi siç dihet ai është ende brenda.








