Aktorja indiane e serialit "Bixhoz me dashurinë", Navina Bole është bërë nënë për herë të parë. Aktorja e njohur për rolin e "Tia", ka sjellë në jetë një vajzë dhe i ka vendosur një emër shumë të veçantë.

Mediat indiane bëjnë të ditur se Navina i ka vendosur vajzës emrin Kimajra.

Lajmin e ëmbël të ardhjes në jetë të vogëlushes e dha vetë aktorja me një postim në Instagram.

Navina është e martuar me aktorin Karan Jeet. Çifti janë prej vitesh së bashku, por dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë dy vite më parë.

Navina dhe Karan janë shumë të lumtur pasi dëshironin shumë të kishin një vajzë. "Unë dhe Karan duam një vajzë sepse familja jonë ka më shumë djem. Unë kam një vëlla, edhe Karan ka vëllezër kështu që nuk ka vajza në shtëpi. Pastaj është shumë bukur të kesh vajza në shtëpi. Mezi pres ta kem në krahë fëmijën tim", u shpreh aktorja pak muaj para lindjes.

Navina u bë shumë e famshme prej rolit të Tias në serialin "Bixhoz me dashurinë" i cili transmetohet në TV Klan, por tani që është bërë nënë, aktorja do të marrë pushim nga aktrimi për një kohë të gjatë./Xing.al






