Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka ka dhënë sot lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Xhaka postoi në Instagram një foto ku shfaqet me bashkëshorten, Leonitën teksa përkëdhelin barkun.

"Mami dhe babi po të presin", shkruan Xhaka krah fotos.

Xhaka u martua me Leonitën në vitin 2017 pas dy viteve fejesë.

Ata u kthyen në një nga çiftet më të dashur për publikun e në qendër të vëmendjes së mediave, sidomos prej dedikimeve romantike që Xhaka i bënte Leonitës.







