Nga Shqipëria / E Diel 19 Maj 2019, 15:03

Mbushi 2-vjeç, Majlinda Zeka i përgatit Roanit ditëlindjen e ëndrrave

Ditën e sotme, djali i reperit Majk dhe Majlidna Zekës feston 2 vjetorin e lindjes. Ishte Majk ai i cili që në mëngjes vendosi të uronte të birin publikisht me fjalët më të ëmbla.

Ai publikoi disa foto me Roan dhe poshtë tyre shkruante: “Çdo sen që ko me arrit në jet, ko me bo veç me të pa ty të lumtur, ti je mishi jem, ti je gjaku jem, ti je krijesa ma e bukur. Urime ditëlindja e 2 e babit. Zoti të bekoftë!”.

Po ashtu edhe Majlinda e ka uruar vogëlushin e saj dhe në disa postime në profilin e Roan shihet se e ëma i ka përgatitur një festë madhështore për 2 vjetorin. Në videot dhe fotot e publikuara vogëlushi shihet duke u argëtuar në natyrë me miqtë e tij teksa përreth shihet dekorimi i veçantë i ambientit, ku nuk mungojnë tullumbacet, lulet, ëmbëlsirat dhe lodrat pafund.