Pasi bëri namin në Shqipëri, Kosovë e më pas në Europë, "2 gisht mjaltë" pritet të pushtoje edhe kinematë në Amerikë. Pas një jave jashtëzakonisht të suksesshme në "March Du Film", që është marketi më i madh botëror i shitjeve të filmave të të gjithë botës, Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata parakaluan sot në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Duke pasur parasysh që filmat shqiptar deri tani kanë pasur treg të kufizuar, shpërndarja e "2 gisht mjaltë" për vetëm një muaj ishte një befasi për shumë kompani prestigjioze distribucioni botërore.

Pas shumë takimeve me shumë kompani distribucioni, "Dy gisht mjaltë" ka mbyllur marrëveshjet dhe shumë shpejt filmi do të jepet në Angli, Itali, Greqi, Amerikë dhe disa vende të tjera që pritet të konfirmohen.

Së shpejti do të publikohet dhe një njoftim për shtyp nga një prej platformave më prestigjioze për industrinë kinematografike CINEUROPA të cilët realizuan intervistë me producentin dhe aktorin Ermal Mamaqin dhe aktoren Elvana Gjata gjatë festivalit të Kanës.
View this post on Instagram









