Ka përfunduar finalja e madhe e Eurovision 2019 dhe fitues është shpallur Hollanda e përfaqësuar nga Duncan Laurence me këngën "Arcade".

Shqipëria u rendit në vendin e 18 me 90 pikë.

Kjo është hera e pestë që Hollanda fiton Eurovisionin.

Pavarësisht se nuk arriti të merrte vendin e parë, Jonida u vlerësua si Artistja me zërin më të mirë femëror dhe si Këngëtarja që ka kënduar live më mirë.











