Nga Shqipëria / E Diel 19 Maj 2019, 00:12

Gafa në Eurovision: Elenin e bëjnë italiane

Përpos performancës madhështore të Jonidës, në finalen e "Eurovision", performoi mbrëmjen e sotme edhe një tjetër këngëtare shqiptare, Eleni Foureira.

Eleni i la të gjithë gojëhapur me veshjen e saj dhe performancën energjike që ndezi skenën e Eurovision.

Mirëpo përpara performancës, në ekran u shfaq një informacion lidhur me Elenin në të cilin shkruhej se ajo është 68.9% greke dhe italiane.

Dy vite më parë Eleni deklaroi publikisht se është shqiptare nga Fieri dhe e ka fshehur origjinën e saj shqiptare për shkak të paragjykimeve.

Ndiqni më poshtë performancën e Elenit në finalen e Eurovision.