E ftuar mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin", aktorja bukuroshe Jonida Vokshi dha ekskluzivisht lajmin e bukur se së shpejti do të martohet. Jonida është prej kohësh në një lidhje me Besnik Krapin e më shumë për djalin brun, simpatik që i ka marrë zemrën aktores ju zbulojmë tani.

Besniku është producent i mirënjohur nga Kosova dhe personalitet shumë i njohur në fushën e kinematografisë. Ai është një nga producentët e filmit "Shok" që bëri histori dhe u nominua për çmim "Oscar".

Besniku është producent edhe i shumë filmave të tjerë të suksesshëm si "Open Door", "Zana", "Fusha e Mëllenjave", "Në kërkim të Venerës" etj.

Përpos punës profesioniste si producent, Besniku është edhe aktor e ka luajtur në filma e seriale shumë të ndjekur duke përmendur këtu "O sa mirë".

Besniku është emëruar edhe si Drejtor i "Prishtina Film Forum", plaformës regjionale të industrisë së filmit në kuadër të PriFest (Prishtina International Film Festival).

Aktualisht Besniku dhe Jonida ndodhen në Festivalin e Kanës në shoqërinë e Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës.

E ftuar në "Xing me Ermalin", Jonida zbuloi se ata u njohën në xhirimet e serialit "O sa mirë" dhe ranë në dashuri me shikim të parë./Xing.al






