Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Maj 2019, 22:10

Deklaroi se do martohet, Jonida Vokshin e gjen belaja me prindërit

Jonida Vokshi dha sot në “Xing me Ermalin”, ekskluzivisht lajmin e bukur se do martohet. Aktorja e cila është në një lidhje me aktorin dhe producentin nga Kosova, Besnik Krapin, u shpreh shumë e lumtur që do e kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Këtë lajm e ka pritur sigurisht shumë mirë edhe familja e Jonidës, por aktorja tregoi se tani i është hapur një problem.

Familja e saj ka filluar të dojë më shumë Besnikun dhe Jonida është bërë xheloze për këtë fakt.

“Pasi ia thamë familjarëve lajmin u gëzuan shumë, por problem është që tani familja ime do më shumë Besnikun sesa mua”, tha aktorja.

Jonida dhe Besniku janë njohur në xhirimet e serialit “O sa mirë”, ku të dy kanë pasur rol.