Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Maj 2019, 22:10

Pas ‘2 gisht mjaltë’, Elvana Gjata film të ri me Jonida Vokshin

Përpos një këngëtare e suksesshme dhe që prej vitesh ka sjellë vetëm hite, Elvana Gjata vërtetoi se është edhe një aktore e talentuar me rolin e saj në “2 gisht mjaltë”. Pas këtij super filmi që u shpall më i shituri në Shqipëri e Kosovë dhe i dyti në Zvicër, Elvanën mund ta shohim së shpejti në një tjetër projekt kinematografik.

Duke qenë se Elvana ka nisur karrierën si aktore, Ermali i propozoi Jonida Vokshit që të dyja të bëjnë një film bashkë e që sigurisht do të kishte shumë sukses.

“Do ishte perfekte. Kurrë mos thuaj kurrë. Meqënëse ti Ermal i je futur rrugës së producentit mund ta marrësh në konsideratë një ide të tillë. Pas suksesit të 2 gisht mjaltë, hajde të nisim një tjetër sukses”, u shpreh Jonida sot e ftuar në “Xing me Ermalin”.