Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Maj 2019, 22:10

Habit Jonida Vokshi: Muzikën e lashë për faj të Elvanës

Jonida Vokshi sot është një aktore dhe prezantuese e suksesshme dhe shumë e dashur nga publiku, por pak e dinë se karrierën e saj ajo e ka filluar si këngëtare. Jonida ka marrë pjesë në Top Fest në moshën 17-vjeçare mirëpo karrierën si këngëtare e la me aq dhe iu përkushtua më pas prezantimit dhe aktrimit.

“Kënga ishte një dëshirë më shumë sesa nismë e një rrugëtimi që unë mendoja ta vazhdoja. Duke pasur një baba muzikant në shtëpi që i binte kitarës në çdo festë të mundshme, muzika ka qenë e pranishme që kur kam qenë e vogël. Doja thjesht ta kisha një kujtim dhe bëra mirë që e realizova në atë moshë sepse më vonë nuk do ta bëja më”, u shpreh Jonida e ftuar sot në “Xing me Ermalin”.

“E lashë muzikën sepse njoha Elvana Gjatën dhe ja lashë asaj”, tha Jonida me humor. Kujtojmë që Jonida dhe Elvana janë mikesha të ngushta prej vitesh.